fbpx
Rektorit i UHZ-së, viziton KFOR-in Turk

Rektorit i UHZ-së, viziton KFOR-in Turk

Rektori i universitetit “Haxhi Zeka”, prof. dr. Armand Krasniqi u takua me komandantin e KFOR-it nga shteti i Turqisë Z.Yilmaz Recai dhe bashkëpunëtorë, me të cilët bisedoi për zgjerimin mëtejmë të bashkëpunimit mes universitetit dhe KFOR-it.
Në mënyrë të veçantë u diskutua mundësia që universiteti “Haxhi Zeka” ta zgjerojë bashkëpunimin me universitete të Turqisë për aplikime në programe të BE-së, si dhe mundësia që përfaqësuesit turq të KFOR-it të ndihmojnë në krijimin e urave të bashkëpunimit me këto universitete.
Përfaqësuesit e KFOR-it falënderuan rektorin Krasniqi për vizitën dhe shprehën gatishmërinë që ta vazhdojnë bashkëpunimin me universitetin “Haxhi Zeka”.

The rector of the university “Haxhi Zeka”, prof. dr. Armand Krasniqi met with the commander of KFOR from the state of Turkey Mr. Yilmaz Recai and associates, with whom discused about the further expansion of cooperation between the university and KFOR.

In particular, expanding the cooperation possibility of the university “Haxhi Zeka” with Turkish universities for applications to EU programs, as well as the possibility of Turkish KFOR representatives supporting to create cooperation bridges with these universities. .

KFOR representatives thanked rector Krasniqi for the visit and expressed their willingness to continue cooperation with “Haxhi Zeka” university.

Translate »