fbpx
Personeli i ZZHK-së mori pjesë në trajnimin “Ngritja e Kapaciteteve për Zyrat e Karrierës të Universiteteve Publike në Kosovë”

Personeli i ZZHK-së mori pjesë në trajnimin “Ngritja e Kapaciteteve për Zyrat e Karrierës të Universiteteve Publike në Kosovë”

Drejtori i Zyrës për Zhvillim të Karrierës, Abedin Selimaj, Zyrtarja Leonroa Zefi dhe Drejtoresha e Shoqatës Alumni – UNHZ , Nora Draga morën pjesë në trajnimin një javor “Ngritja e Kapaciteteve për Zyrat e Karrierës të Universiteteve Publike në Kosovë” të organizuar nga GIZ DIMAK në bashkëpunim me Hertie School of Governance.
Pjesëmarrës ishin përfaqësues nga zyret e karrierës të universiteteve publike në Kosovë. Qëllimi i këtij trajnimi ishte që të kuptojmë më mirë rolin tonë profesional dhe të marrim pervoja nga universitete europiane, me qëllim që studentët të kenë përfitim nga ky rol dhe shërbimet e karrierës. Gjithashtu, pjesa e dytë e këtij trajnimi do të zhvillohet në kryeqytetin gjerman-Berlin, ku do të ketë edhe vizita studimore në zyra të karrierës atje.

Translate »