fbpx
Rektori takon kryetarin e komunës së Gjakovës

Rektori takon kryetarin e komunës së Gjakovës

Rektori i UHZ-së, prof.dr. Armand Krasniqi vizitoi sot komunën e Gjakovës ku u takua nga kryetari i kësaj komune z. Ardian Gjini. Zhvillimi i proceseve akademike dhe shkencore, zbatimi i planit të ri strategjik të UHZ-së 2023-2026, procesi i suksseshëm i riakreditimit institucional, synimet e reja të universitetit për të qenë një universitet i integruar kanë qenë në fokus të bisedimeve me kryetarin z.Gjini. Rektori Krasniqi, në këtë takim, në mënyrë të veçantë, theksoj rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet komunave të rajonit të Dukagjinit me universitetin për të rritur potencialet e jashtëzakonshme që ky bashkëpunim ofron për zhvillimin ekonomik të rajonit të Dukagjinit dhe të të rinjve të tij. Krijimi i këtij koncepti të ri, i prezantuar nga rektori Krasniqi, u mirëprit me entuziazëm nga kryetari e qyteti të Gjakovës, Z. Ardian Gjini

Rezultatet e shkëlqyera në procese të ndryshme të funksionimit dhe zhvillimit të UHZ-së, përkushtimi i menaxhmentit për përkrahje të komunave të Dukagjinit, nëpërmjet projekteve të përbashkëta për rajonin si dhe rritja edhe më shumë e kapaciteteve të brendshme të UHZ, për arritjen e objektivave zhvillimore janë synime të cilat do të realizohen në një të ardhme të afërt. 

Translate »