fbpx
Rektori Millaku pret në takim përfaqësues të HERAS Plus Project

Rektori Millaku pret në takim përfaqësues të HERAS Plus Project

Me datë 14.10.2020 në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë, menaxhmenti i UHZ-së në përbërje nga Rektori Prof. Dr. Fadil Millaku, Prorektorja Prof. Asoc. Dr. Sabiha Shala dhe Prof. Ass. Dr. Mimoza Hyseni pritën në takim përfaqësues të projektit HERAS Plus z. Aqim Emurli, udhëheqës i projektit, z. Nehat Dervishi, koordinator për arsim të lartë dhe znj. Donjeta Ibra, menaxhere të zyrës.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me përkrahjen që projekti HERAS Plus është i gatshëm t’i jap Universitetit Haxhi Zeka në Pejë për akreditimin e ardhshëm institucional, krijimin e programeve të reja në fushën e hulumtimit dhe inovacionit si dhe implementimin e planit strategjik 2020-2024 të UHZ-së.

Rekori Millaku fillimisht njoftoj ekipin e projektit HERAS Plus për punën që ka bërë dhe po bënë UHZ në përgjithësi. Njëkohësisht shprehi falënderimet e tij në emër të UHZ-së për vlersimin e lartë nga ekipi i projektit Heras Plus, lidhur me punën dhe strategjinë që ka ndërtuar UHZ-ja deri më tani dhe mirënjohjen e thellë për gadishmërinë e treguar për të përkrah resurset humane të UHZ-së, institucionin në përgjithësi në realizimin e objektivave dhe projekteve që ka veçanërisht në fushën e hulumtimit.

Si përfundim, të pranishmit u dakorduan për arritjen e një marrëveshje bashkëpunimi për të zyrtarizuar partneritetin mes palëve.

[Best_Wordpress_Gallery id=”234″ gal_title=”Rektori Millaku pret në takim përfaqësues të HERAS Plus Project”]
Translate »