fbpx
Rezultatet e provimit pranues Master për vitin akademik 2020/2021

Rezultatet e provimit pranues Master për vitin akademik 2020/2021

Rezultatet e provimit pranues Master për vitin akademik 2020/2021
Të drejtë radhitje përkatësish pranimi, sipas pikës II të konkursit kanë vetëm kandidatët që arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues.


I. Fakulteti i Biznesit
Departamenti Menaxhim Biznesi
Departamenti Menaxhim Biznesi – Gjuhë boshnjake
Departamenti Menaxhim i Burimeve Njerëzore
II. Fakulteti Juridik
Departamenti E Drejta Ndërkombëtare dhe Evropiane
III. Fakulteti i Arteve
Departamenti Edukim Muzikor
Kandidatët të cilët nuk janë pranuar në vitin e parë të studimeve Master mund të ankohen kundër vendimit brenda tri ditëve të punës në fakultetet përkatëse pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjes, përkatësisht deri më 19.10.2020. Vendimi përfundimtar rreth ankesës merret nga komisioni i ankesave në Rektorat.


Linku për parashtrimin e ankesave


Regjistrimin e kandidatëve të pranuar do ta bëjë Administrata Qendrore e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, sipas këtij orari:
Fakulteti i Biznesit më 26.10.2020 prej orës 9:00 – 15:00 në objektin e Fakultetin e Biznesit;
Fakulteti Juridik më 27.10.2020 prej orës 9:00 – 15:00 në objektin e Fakultetit Juridik;
Fakulteti i Arteve 27.10.2020 prej orës 9:00 – 15:00 në objektin e Fakultetit Juridik.
Kandidatet e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:

  • Fletëregjistrimin e plotësuar (i cili gjenerohet me rastin e fotografimit në Administratën Qendrore të UHZ-ës, aty ku bëhet regjistrimi)
  • Dy fotografi formati 6×4 cm
  • Fletëpagesën (e cila shkarkohet nga interneti) në shumën prej 150 € për një semestër.
    Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste.
    Për informata të tjera të nevojshme, kandidatët mund t`i drejtohen fakultetit përkatës ose ta hapin faqen e internetit www.unhz.eu

  • Linku për shkarkimin e fletëpagesës
    Kandidatët të cilët nuk kanë arritur që të regjistrohen brenda afateve të përcaktuara si më sipër, ju caktohet një afat shtesë konform udhëzimeve të MASh, i cili do të publikohet në ueb faqen e Universitetit
Translate »