fbpx
Donacion i pajisjeve nga GIZ/DIMAK për Zyrën për Zhvillim të Karrierës

Donacion i pajisjeve nga GIZ/DIMAK për Zyrën për Zhvillim të Karrierës

Me datë 15.10.2020, në hapësirat e Zyrës për Zhvillim të Karrierës në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë, është pranuar donacion i disa pajisjeve elektronike si kompjuterë, laptop, projektor, printer, aparat fotografik, external hard disc dhe monitor nga GIZ/DIMAK të dedikuara për nevojat e Zyrës për Zhvillim të Karrierës. Ky donacion ka për qëllim të lehtësoj komunikimin rreth aktiviteteve të UHZ-së me studentët, në kohë të pandemisë COVID-19.

Pranimi i këtij donacioni u bë në prani të Sekretarit të Përgjithshëm të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, z. Astrit Ademaj dhe Drejtorit të Zyrës për Zhvillim të Karrieriës z. Abedin Selimaj. Në emër të UHZ-së, Sekretari i Përgjithshëm z. Ademaj e falënderoj këshilltarin për riintegrim në GIZ z. Nexhmedin Basha për këtë donacion dhe shprehi mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që kjo organizatë i bënë Zyrës për Zhvillim të Karrierës. Gjithashtu, i njoftoj donatorët me objektivat e Planit Strategjik të UHZ-së për funksionalizimin e kësaj zyre dhe planeve që ka UHZ-Pejë për ofrimin e hapësirës së mjaftueshme për zhvillimin e aktiviteve dhe projekteve me partnerët e jashtëm. 

[Best_Wordpress_Gallery id=”236″ gal_title=”Donacion i pasijeve nga GIZ/DIMAK për Zyrën për Zhvillim të Karrierës”]
Translate »