Rektori i universitetit “Haxhi Zeka”, prof.dr. Armand Krasniqi dhe drejtori i Zyrës për Zhvillim të Karrierës vizituan komunën e Klinës. Ata u pritën nga kryetari i komunës Z. Zenun Elezaj dhe drejtori i Drejtoratit të Arsimit, Z. Qemajl Sejdija.
Qëllimi i kësaj vizite ishte nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me komunën e Klinës, e cila do të pasohet nga takime edhe bashkëpunime me të gjitha komunat e rajonit të Dukagjinit, pasi universiteti “Haxhi Zeka” më së shumti i përket këtij rajoni duke mos lënë anash edhe rajonet e tjera të Kosovës e më gjerë.
Kryetari Elezaj u zotua të mbështesë universitetin “Haxhi Zeka” në projektet e tij drejt zhvillimit institucional dhe të programeve studimore, në veçanti atyre profesionale. Rektori Krasniqi, falenderues ndaj mundësive të përkrahjes që komuna e Klinës është e gatshme të ofrojë, u shpreh se qëllimi i universitetit është progresi, profilizimi dhe zhvillimi ekonomik i rajonit të Dukagjinit.