Rektori i universitetit “Haxhi Zeka”, prof.dr. Armand Krasniqi dhe personeli i tij pritën sot përfaqësuesin e kompanisë IPKO, Z. Tomorr Avdyli dhe kompanisë Fidani Beton, Z. Durim Beqiraj. Vizita e përfaqësuesve të të dy kompanive i paraprin marrëveshjes së bashkëpunimit për organizimin e Universitetit Veror të organizuar për herë të parë nga UHZ-ja.
Rektori Krasniqi vlerësoj lart mbështetjen e kompanive të rajonit të Dukagjinit dhe me gjerë për universitetin “Haxhi Zeka”.