fbpx
Rektori i UHZ-së takohet me kryetarin e Komunës

Rektori i UHZ-së takohet me kryetarin e Komunës

Rektori i UHZ-së prof.dr. Armand Krasniqi dhe këshilltari i tij Dr.sc. Driton Sylqa takohen zyrtarisht me kryetarin e komunës së Pejës Z. Gazmend Muhaxheri. Qëllimi i takimit ishte rishikimi dhe përgatitja e një plani të ri urbanistik për kampusin universitar, respektivisht për objektin e ri të Fakultetit të Biznesit dhe të Fakultetit të Menaxhimit të Turizmit, Hotelerisë dhe Mjedisit që do të ndërtohen në kampusin e universitar konform nevojave të universitetit. Kryetari Muhaxheri siguroj rektorin se bashkëpunimi institucional i Komunës së Pejës ndaj avancimit të proceseve akademike të universitetit do të jetë përherë ndër prioritetet kryesore të Komunës së Pejës. Përkrahja e Komunës së Pejës në raport me universitetin dhe nevojat e saj u vlerësuan lartë nga menaxhmenti i UHZ-së.

Translate »