fbpx
Rektori i UHZ-së, prof.dr. Armand Krasniqi pret ekipin e projektit HERAS PLUS

Rektori i UHZ-së, prof.dr. Armand Krasniqi pret ekipin e projektit HERAS PLUS

Rektori i universitetit “Haxhi Zeka”, prof.dr. Armand Krasniqi, prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, prof.dr. Edmond Beqiri, prorektorja për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, prof.ass.dr. Vjosa Hajdari, Koordinatorja e zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar, prof.ass.dr. Alma Shehu pritën sot ekipin e projektit HERAS PLUS të kryesuar nga z. Aqim Emurli.

Bashkëpunimi shumë i frutshëm, përkrahja që HERAS + ka ofruar për universitetin “Haxhi Zeka” dhe vazhdimi i këtij bashkëpunimi edhe për të ardhmen, ishin temat e diskutimit në këtë takim.

Rektori Krasniqi në shenjë falenderimi për gjithë kontributin e HERAS+ ndau mirënjohje për ekipin e HERAS+ dhe për udhëheqësin z. Aqim Emurli.

UHZ do të vazhdojë përpjekjet e saj në identifikimin dhe bashkëpunimin me institucione të cilat kanë vlera dhe mbështesin rritjen e cilësisë së UHZ-së.

Translate »