fbpx
Qendrat e karrierës në IAAP – Bashkëpunimi i nivelit lokal me atë qendror.

Qendrat e karrierës në IAAP – Bashkëpunimi i nivelit lokal me atë qendror.

Në ambientet e Hotel Sirius në Prishtinë u mbajt konferenca “Qendrat e Karrierës në IAAP – Bashkëpunimi i Nivelit Lokal me atë Qendror” organizuar nga MASHTI, SEED III dhe OJQ “Syri Vizionit”. Nga universiteti “Haxhi Zeka” në këtë konferencë morën pjesë rektori prof.dr. Armand Krasniqi, koordinatorja për bashkëpunim ndërkombëtar, prof.ass.dr. Alma Shehu dhe Drejtori I Qendrës së Karrierës në UHZ, Z. Abedin Selimaj.

Folës në këtë konferencë ishin përfaqësues të MASHTI-it, Agjencisë Austriake për Zhvillim, përfaqësues të kolegjumit të Drejtorëve të Arsimit nga Asocacioni e komunave të Kosovës, përfaqësues të programit “Eye”, përfaqësues nga projekti SEED dhe përfaqësues të Qendrave të Karrierës nga komunat e Kosovës.

Në këtë konferencë u diskutua procesi i standardizimit të Qendrave të Karrierës në IAAP, mundësitë dhe mbështetja e ofruar deri tani për QK-të në nivel kombëtar, rëndësia e QK-ve për zhvillimin profesional si dhe sfidat e hasura në menaxhimin e QK-ve.

Universiteti “Haxhi Zeka” është i dedikuar ndaj fuqizimit të Qendrës së Karrierës në UHZ-së si pjesë e rëndësishme e zhvillimit institucional. 

Translate »