Ruani datën 25 nëntor 2020 për Panairin Nacional të Punës dhe Karrierës. Mbi 100 kompani dhe institucione pjesëmarrëse po përgatiten që të prezantojnë ofertat e tyre për vende pune, mundësi për bursa, trajnime dhe seminare, në një format komplet të ri. Panairi Nacional i Punës dhe Karrierës përfaqëson një burim të mundësive për zhvillimin e karrierës për qytetarët e Kosovës. Këtë vit, në përshtatje të situatës pandemike në vend, panairi organizohet në formë virtuale.
Ndiqeni videon udhëzuese për të mësuar hap pas hapi se si të krijoni profilin tuaj dhe të eksploroni platformën online.
Udhëzimet do të ju ndihmojnë që të keni një eksperiencë më të mirë në ditën e panairit: 25 nëntor 2020.
Regjistrohuni dhe eksploroni platformën: virtual.kosovafair.com.