fbpx
Njoftim për vazhdimin e afatit për regjistrim

Njoftim për vazhdimin e afatit për regjistrim

Njoftohen studentët e Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, të pranuar në vitin akademik 2020/2021, se në bazë të vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, është vazhduar afati për regjistrim.

Afati i fundit për aplikim për studentët e pranuar në nivelin Bachelor është 27.11.2020, ndërsa për studentët e pranuar në nivelin Master është 30.11.2020.

Luten studentët e pranuar në nivelin Bachelor dhe Master që t’i përmbahen afateve të përcaktuara si më lartë, si dhe gjatë paraqitjes në hapësirat e universitetit të respektojnë masat e vendosura nga IKShPK.

Translate »