fbpx
Punëtoria e organizuar nga Fakulteti MTHM

Punëtoria e organizuar nga Fakulteti MTHM

Punëtoria e organizuar nga Fakulteti MTHM, në bashkëpunim më shoqatën joqeveritare

“Environmentally Responsible Action (ERA) group”

Në objektin e Fakultetit të Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis, u mbajt punëtoria dy ditore më temën “Bashkimi i të rinjve rural përtej kufijve”, në kuadër të fushatës vetëdijesuese për mbrojtjen e ambientit.

Numri i pjesëmarrëseve ishte gjithsej 60, ku 20 studentë ishin nga Republika e Shqipërisë, 25 studentë nga Fakulteti i MTHM,  dhe 15 përfaqësues nga shoqëria civile.

Hapjen e punëtorisë e bëri Përfaqësuesja nga grupi “Era”, znj. EllenFrank, dhe fjalë rasti mori edhe znj. Anna Carboni nga Shoqata VIS – Shqipëri.

Fjalim përshëndetës në emër të UHZ, e bëri Prorektori për Buxhet dhe Financa, Prof.Asoc.Dr. Afrim Selimaj.

Pastaj në vazhdim të agjendës fjalën e mori Dekani i Fakultetit të MTHM, me ç’rast bëri prezantim përpara të pranishmëve për të arriturat dhe sfidat e Fakultetit në Menaxhim, Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis. Dekani shpalosi programet e Fakultetit të MTHM-së, dhe vazhdoi më temën për sfidat dhe problematikat rreth mbrojtjes së ambientit.

Një ligjëratë për gjendjen aktuale rreth edukimit mjedisor dhe llojet e specieve të rralla në Republikën e Kosovës, e bëri Prof. Ass.Dr. Albona (Shala) Abazi,  ku në mënyrë të detajuar sqaroi pasojat e ndotjes mjedisore dhe kanosjen e rrezikut për zhdukjen e specieve, si dhe rekomandimet për mbrojtjen tyre.

Gjatë këtij debati, pati pyetje nga studentët dhe shoqëria civile, rreth mënyrave të vetëdijesimit për mbrojtjen e ambientit, pasojat e ndotjes së ujërave dhe ndryshimet e rrjedhës së lumenjve, shkatërrimit të pyjeve, deponive të mbeturinave, ndotjes së ajrit, dhe ndryshimet klimatike, etj.

Pas përfundimit të debatit profesorë-studentë, dhe përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësuesi i “Era” Grup e përmbylli ditën e  parë të punëtorisë.

Në ditën e dytë është organizuar për të gjithë pjesëmarrësit një ecje në Rugovë “Trekking / snowshoeing – Outdoor Kosovo Guide”.

Translate »