Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me S.T.A (Country Master Distributor for ETS).
Qëllimi i kësaj marrëveshje është të garantojë bashkëpunimin në mes Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë dhe S.T.A., me qëllim sigurimin e standardit gjatë procesit të testimit të Gjuhës Angleze e Frënge, dhe të garantojë certifikimin zyrtar të arritur gjatë testimit në ambientet e UHZ-së.
S.T.A. merr përsipër të testojë studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë dhe jo vetëm, në formatin “paper based” që janë për Gjuhën Angleze, përkatësisht dy variante të testeve, TOEFL ITP® dhe TOEIC® L&R, dhe për Gjuhën Frënge, përkatësisht testi TFI™. Të tri testet janë të akredituara nga CEFRL, si teste të standardizuara për njohjen e Gjuhës Angleze dhe Frënge.
Nuk cenon normalitetin e zhvillimin të procesit mesimor duke i zhvilluar testet vetem ne datat e percaktuara ne Kalendarin e zhvillimit te testeve dhe te miratuar nga UHZ https://sta-edu.com/exams-kosovo/