fbpx
Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë i akreditohet programi MBNJ

Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë i akreditohet programi MBNJ

Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë i aprovohet ankesa Nr.169/19H, datë 11.02.2019, si e bazuar, dhe i kthehet programi Menaxhim i Burimeve Njerëzore (Master).

Këshilli Shtetëror i Cilësisë pas pranimit të ankesës nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, rreth vendimit për heqjen e akreditimit për programin MBNJ, vlerësoi se të gjitha dëshmitë e ofruara në ankesë janë të bazuara, dhe erdhi në përfundim se UHZ i plotëson të gjitha kushtet e kërkuara për të qenë bartës i  këtij programi, dhe se vendimi i dhënë për heqjen e akreditimit ka qenë i gabuar.

Pra, kërkesa e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, aprovohet si tërësi.

Translate »