fbpx
Punëtori për zhvillimin e Planit Strategjik të UHZ-së 2023-2025

Punëtori për zhvillimin e Planit Strategjik të UHZ-së 2023-2025

Me mbështetjen e HERAS+ të financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe bashkë-financuar nga MASHTI grupet punuese të Universitetit “Haxhi Zeka” në mënyrë intensive punuan në zhvillimin e Planit Strategjik të UHZ-së 2023-2025. Plani strategjik është hartuar nga grupet punuese të UHZ-së dhe rishikimi I tij, me mbështetjen nga HERAS+ është duke u kryer nga eksperti Z. Rinor Qehaja.

Prezent në këtë punëtori ishte Z. Aqim Emurli, udhëheqës grupi i HERAS+ dhe rektori i UHZ-së, prof.dr. Armand Krasniqi. Gjatë fjalës së tij rektori Krasniqi theksoj rëndësinë që ka plani strategjik për zhvillimin dhe për arritjen e objektivave institucionale. Z. Emurli edhe njëherë potencoi mbështetjen që projekti HERAS+ u ofron institucioneve të arsimit të lartë e në vecanti në draftimin e planeve strategjike. Kjo ishte dita e pare e punëtorisë e cila do të vazhdojë edhe nesër.

UHZ do të vazhdojë përpjekjet e saj në arritjen e objektivave dhe vizionit të saj drejt profilizimit dhe zhvillimit të institucionit.

Translate »