fbpx
Punë Sezonale për Studentë

Punë Sezonale për Studentë

Kompania “AYT Career” do të bëjnë një vizitë në Universitetin tonë me 24.01.2018, në ora 11:00 për të prezantuar në detaje programin për punë sezonale.

 

Kush eshte AYT Career?

Kompania  “AYT Career”  kompani me përgjegjësi dhe ne  bashkëpunim me kompaninë “Taiga Consulting” e themeluar ne Antalia, Turqi, për qëllime të punësimit sezonal për studentët e Universitetit “Haxhi Zeka”.

 

Çka perfshihet ?

1) Akomodimi fjetja pra mëngjesi, dreka dhe darka ofrohen nga ne në hotel,

2) Biletat e udhëtimit të studentëve për ne Antalia do të plotësohen nga AYT Career

3) Regjistrimi zyrtar i studentëve dhe procedurat e vizave do të kryhet nga AYT Career

4) Gjate qëndrimit të studentëve ne Antalia do të kenë sigurim shëndetësor te cilin do ta shfrytëzojnë ne spitalet tona shtetërore pa pagesë

5) Pagesa mujore e studentëve do te bëhet sipas kushteve mesatares se pagave të Turqisë qe do te thotë sipas normës aktuale 1603 TL me 350 Euro

6) Punonjësit tanë do të punojnë 8 orë në ditë dhe do të jenë në pushim për 1 ditë në javë.

7) Ne garantojmë që studentët tanë të cilët punojnë do të jenë gjithmonë të sigurt

Cilat janë përfitimet e Studentëve?

 

Studentët tuaj do të kenë mundësi të bëjnë një pushim në të njëjtën kohë me projektin e punësimit që kemi përgatitur dhe do te kenë shkëmbime kulturore me njerëz nga vende të ndryshme  pra do te krijojnë një shoqëri dhe që është me e rëndësishmja do të kenë një përvojë një mundësi shumë të mirë praktike e cila do të ju shërbeje shumë në jetë

Ne mendojmë se ne te ardhmen ata do të kenë aftesinë te  kontribuojnë shume  në fushën e turizmit.

 

 

 

Translate »