fbpx
Programi për bursa Banach NAWA është hapur

Programi për bursa Banach NAWA është hapur

Njoftohen studentët e UHZ-së, se Agjencia Nacionale për Shkëmbim Akademik në Poloni, ka shpall të hapur thirrjen për aplikim në bursa të programit Banach NAWA që ofrohet për qytetarët e shteteve në zhvillim si: Shqipëria, Angola, Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Brazili, Kolumbia, Etiopia, Gjeorgjia, India, Indonezia, Iraku, Irani, Jordania, Kazakistani, Kenia, Kosova, Libani, Meksika, Moldavia, Mali i Zi, Nigeria, Maqedonia e Veriut, Palestina, Peruja, Filipinet, Senegali, Serbia, Afrika e Jugut, Tanzania, Tunizia, Ukraina, Uzbekistani
dhe Vietnami.
Synimi kryesor i këtij programi është të promovoj zhvillimin socio-ekonomik tek vendet në zhvillim, duke ngritë nivelin e njohurive në edukim për qytetarët e tyre në formë të bursës për studime master në polonisht ose në anglisht në universitetet polake të mbikëqyrura nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës në fushën e shkencave inxhinierike dhe teknike, shkencave bujqësore, shkencave ekzakte dhe shkencave të jetës.

Për më shumë informacion, ju lutem klikoni në linkun: https://nawa.gov.pl/en/students/foreign-
students/the-banach-scholarship-programme

Translate »