fbpx
NJOFTIM PËR ZGJEDHJE STUDENTORE 2021

NJOFTIM PËR ZGJEDHJE STUDENTORE 2021

Njoftohen të gjithë studentët e UHZ-së se nesër me datë 27 maj 2021, do të mbahen Zgjedhjet e Studentëve 2021. KQZ përmes këtij njoftimi i fton të gjithë studentët e UHZ-së që të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor prej të cilave zgjedhen organet përfaqësuese të tyre në nivel të njësisë akademike për Këshill të Studentëve dhe në nivel qendror për Parlament Studentor.


Në këto zgjedhje janë çertifikuar dy organizata:
10 – Reforma Studentore Haxhi Zeka (RS-HZ)
17 – Unioni i Studentëve Shqiptarë (USSH)

Këtu mund të shihni listën e studentëve me të drejtë vote: Lista e studentëve me të drejtë vote.
Qendrat e vendvotimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në ora 19:00.
Vendvotimi në Fakultet Biznesit është Salla A1 – objekti A
Vendvotimi në Fakultet Juridik është Salla 1 – kati parë
Vendvotimi në Fakultet Agrobiznesit është Amfiteatri
Vendvotimi në Fakultet MTHM është Salla E1 – objekti E
Vendvotimi në Fakultet Arteve është Salla 5 – kati dytë

Këtu mund të shihni Udhëzime për votim për studentët e UHZ-së nga KQZ
Për të marrë pjesë në proces të votimit, ju duhet të jeni student i UHZ-së, të keni emrin në
listën e studentëve me të drejtë vote dhe të paraqitni ID kartelën apo letërnjoftimin për t’u
indentifikuar.
Studentët në këtë proces zgjedhor kanë mundësi të votojnë për Parlament Studentor dhe
Këshill të Studentëve të fakultetit përkatës. Këtu mund të shihni


Fletëvotim për Parlament Studentor
Fletëvotim për Këshill Studentor të Fakulteti


Fletëvotimi me ngjyrë të kuqe është për Parlament Studentor dhe fletëvotimi me ngjyrë të kaltër është për Këshill Studentor të Fakultetit. Që vota juaj të jetë e vlefshme, ju duhet të bëni me shenjë në katrorin e fletëvotimit vetëm për njërën organizatë studentore. Në momentin që përfundoni procesin e votimit, jeni të obliguar të largoheni nga qendra e vendvotimit për të evituar grumbullimet.
Gjatë prezencës tuaj brenda dhe jashtë hapësirave të UHZ-së, jeni të obliguar të bartni maskën.
Në rast se shihni ndonjë pa rregullësi në vendvotim, ju lutem të raportoni përmes email: info@unhz.eu apo të njoftoni anëtarët e KQZ-së dhe KZF-ve.


Translate »