fbpx
Programi për bursë Hubert H. Humphrey është i hapur

Programi për bursë Hubert H. Humphrey është i hapur

Në emër të Ambasadës Amerikane në Kosovë, njoftohen studentët e UHZ-së se programi i bursës Hubert H. Humphrey  është i hapur për aplikime për vitin akademik 2022-2023.  
Programi i bursave Hubert H. Humphrey është program i Fulbright-it përmes të cilit profesionistët e arritur në mes të karrierës së tyre profesionale, me potencial të demonstruar lidershipi, shkojnë në Shtetet e Bashkuara për një vit studimi. Gjatë kësaj periudhe, ata do të vijojnë një kurs akademik jo të gradës, të nivelit universitar si dhe aktivitete të zhvillimit profesional. Duke ofruar mundësi për liderët e ardhshëm dhe politikëbërësit që të kanë përvojë në shoqërinë dhe kulturën amerikane, si dhe në fusha të ndryshme profesionale, programi ofron edhe bazë për lidhje afatgjata dhe produktive mes amerikanëve dhe homologëve të tyre jashtë vendit. Bursistët përzgjedhen bazuar në
potencialin e tyre për udhëheqësi dhe përkushtimin ndaj shërbimit publik.  


Aplikacionet mund t’i gjeni: https://apply.iie.org/huberthhumphrey ndërsa datae fundit për aplikim 
është 1 gusht, 2021.  
  
Informata të përgjithshme rreth programit Humphrey mund t’i gjeni: https://www.humphreyfellows
hip.org  ndërsa informata të detajuara rreth komponentave të programit, fushat e studimit, kërkesat 
bazike dhe kriteret e kulaifikimit mund t’i gjeni në: The Hubert H. Humphrey Fellowship Program |
U.S. Embassy in Kosovo (usembassy.gov). 


Për informata shtesë rreth programit, ju lutemi kontaktoni:
Nora Nimani Musa: nmusa@americancouncils.org

Translate »