fbpx
PROGRAMET E STUDIMIT TË AKREDITUARA/RIAKREDITUARA NË  UNIVERSITETIN “HAXHI ZEKA” PEJË

PROGRAMET E STUDIMIT TË AKREDITUARA/RIAKREDITUARA NË  UNIVERSITETIN “HAXHI ZEKA” PEJË

Universiteti “Haxhi Zeka” është një standard i cilësisë dhe përkushtimit për arsim të lartë në Kosovë. Këtë e tregon procesi i gjatë dhe sfidues, pas të cilit universiteti ka arritur të triumfojë në akreditim dhe ri-akreditimin të programeve të studimit përkatësish për një periudhë   periudhë 5 vjecare dhe 3 vjecare. Me këtë universiteti “Haxhi Zeka” prej vitesh ka dëshmuar  aftësitë e tij për të ofruar arsim të shkëlqyer dhe të përmbushë standardet më të larta ndërkombëtare

Pas propozimit të grupit të ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët kanë vlerësuar lart përmbushjen e kritereve dhe standardeve të vendosura nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), universiteti “Haxhi Zeka” gëzon tani akreditimin dhe riakreditim e plotë të programeve të studimit. Kjo është një dëshmi e qartë e përpjekjeve të palodhura dhe përkushtimit të personelit akademik dhe administrativ dhe studentëve në garantimin e cilësisë dhe përparimit të arsimit të lartë në Kosovë.

Agjencia Kosovare për Akreditim (AKA) ka vlerësuar me profesionalizëm dhe objektivitet përpjekjet dhe investimet e universitetit “Haxhi Zeka” në përmirësimin e programeve të studimit dhe në sigurimin e një mjedisi të përshtatshëm për zhvillimin personal dhe profesional të studentëve të tij.

Për të arritur këtë nivel të lartë cilësie, mbështetja e të gjitha palëve ka qenë e rëndësishme. Personeli akademik dhe administrativ, industria dhe studentët janë të gjithë pjesë e kësaj arritjeje të cilët kanë kontribuar në procesin e akreditimit. Gjithashtu, partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në arritjen e këtij objektivi.

Ky sukses tregon se me përkushtimin dhe bashkëpunimin e të gjithë palëve të interesuara, arsimi i lartë në Kosovë mund të përparojë dhe të japë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë dhe ekonomisë. Universiteti “Haxhi Zeka” është një shembull i qartë se cilat standarde cilësore mund të arrihen kur një institucion punon me qëllim dhe pasion për përmirësimin e arsimit. Personeli i universitetit “Haxhi Zeka” ka punuar me përkushtim dhe guxim gjatë këtyre viteve duke përballuar vështirësitë me besim. Kjo punë ishte sfiduese, por thelbësore për të plotësuar kushtet dhe standardet e Agjencisë Kosovare të Akreditimit, duke garantuar ligjshmërinë dhe cilësinë. Ky proces është jetik për të ardhmen e institucionit, ekonomisë dhe shoqërisë por në mënyrë të veçantë për studentët që kanë besuar universitetin “Haxhi Zeka” me kursimet dhe sakrificat e prindërve të tyre. 

Për më shumë informata rreth fakulteteve dhe programeve që ofrohen në universitetin “Haxhi Zeka”:

FAKULTETI I BIZNESIT

  1. Menaxhim Biznesi BSc (gjuhë shqipe dhe boshnjake)
    • Specializimet:
      • Banka dhe Financa
      • Administrim Biznesi
    • Periudha e riakreditimit: 2022-2027
    • Vendimi: Ref: 1036/22, Datë: 02.08.2022
  2. Menaxhim Biznesi MSc (gjuhë shqipe dhe boshnjake)
    • Specializimet:
      • Kontabilitet dhe Auditim
      • Banka dhe Financa
      • Menaxhim Biznesi
    • Periudha e riakreditimit: 2022-2025
    • Vendimi: Ref: 944/22, Datë: 18.07.2022
  3. Menaxhim i Burimeve Njerëzore MSc
    • Periudha e riakreditimit: 2024-2029
    • Vendimi: Ref: 1081/24, Datë: 30.05.2024
  4. Informatika në Biznes MSc
    • Në proces të riakreditimit
  5. Teknologji Informacioni në Biznes dhe Ekonomi BSc
    • Periudha e riakreditimit: 2023-2026
    • Vendimi: Ref: 1010/23, Datë: 26.07.2023
  6. Menaxhimi i Riskut dhe Sigurimet MSc
    • Periudha e riakreditimit: 2024-2027
    • Vendimi: Ref: 873/24, Datë: 10.05.2024

FAKULTETI I MENAXHIMIT NË TURIZËM, HOTELIERI DHE MJEDIS

  1. Menaxhim në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis BSc
    • Specializimet:
      • Menaxhim në Turizëm
      • Menaxhim në Hotelieri
      • Menaxhim në Mjedis
    • Periudha e riakreditimit: 2022-2025
    • Vendimi: Ref: 944/22, Datë: 18.07.2022
  2. Menadzment u Turizam BSc
    • Periudha e riakreditimit: 2022-2025
    • Vendimi: Ref: 944/22, Datë: 18.07.2022
  3. Menaxhment dhe Turizëm të Qëndrueshëm MSc
    • Periudha e riakreditimit: 2024-2027
    • Vendimi: Ref: 873/24, Datë: 10.05.2024

FAKULTETI JURIDIK

  1. Juridik i Përgjithshëm LLB
    • Periudha e riakreditimit: 2023-2026
    • Vendimi: Ref: 1207/23, Datë: 15.09.2023
  2. E Drejta Civile dhe Biznesore LLM
    • Periudha e riakreditimit: 2024-2027
    • Vendimi: Ref: 1081/24, Datë: 30.05.2024
  3. E Drejta Ndërkombëtare dhe Evropiane LLM
    • Periudha e riakreditimit: 2022-2025
    • Vendimi: Ref: 944/22, Datë: 18.07.2022

FAKULTETI I AGROBIZNESIT

  1. Teknologji e Prodhimit Bimor BSc
    • Periudha e riakreditimit: 2022-2025
    • Vendimi: Ref: 944/22, Datë: 18.07.2022
  2. Agromjedis dhe Agroekologji BSc
    • Periudha e riakreditimit: 2022-2025
    • Vendimi: Ref: 944/22, Datë: 18.07.2022
  3. Teknologji Ushqimore BSc
    • Periudha e riakreditimit: 2022-2025
    • Vendimi: Ref: 1778/22, Datë: 20.10.2022
  4. Menaxhim Mjedisi MSc
    • Periudha e riakreditimit: 2024-2029
    • Vendimi: Ref: 1081/24, Datë: 30.05.2024
  5. Sistemet e Qëndrueshme të Prodhimit Ushqimor MSc
    • Periudha e riakreditimit: 2024-2027
    • Vendimi: Ref: 873/24, Datë: 10.05.2024

FAKULTETI I ARTEVE

  1. Edukim Artistik në Interpretim BA
    • Periudha e riakreditimit: 2022-2025
    • Vendimi: Ref: 944/22, Datë: 18.07.2022
  2. Edukim Muzikor MA
    • Periudha e riakreditimit: 2022-2027
    • Vendimi: Ref: 944/22, Datë: 18.07.2022

Shpjegim!

Programi Informatikë e aplikuar në biznes – MA (Fakulteti i Biznesit) është në procedurë të akreditimit

Dy programe të Fakultetit të Arteve – Dega e Muzikës do të futën në proces të ri/akreditimit menjëherë pasi MASHTI të sjellë Udhëzimin Administrativ, gjë që nënkupton se për afatin e shtatorit këto programe do të jenë në dispozicion të studentëve të rinj.

Translate »