fbpx
Pjesëmarrja e Prof. Ass. Dr. Fisnik Morina në Konferencën për Integrim Ekonomik Evropian (CEEI, Austri, 2021)

Pjesëmarrja e Prof. Ass. Dr. Fisnik Morina në Konferencën për Integrim Ekonomik Evropian (CEEI, Austri, 2021)

Profesori i Fakultetit të Biznesit, Prof. Ass. Dr. Fisnik Morina, Post – Doc me ftesë nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare ka marrë pjesë në Konferencën për Integrim Ekonomik Evropian, të organizuar nga Banka Qendrore Austriake (OeNB) dhe Banka Evropiane e Investimeve (EIB), në Austri më 22 – 23 Nëntor 2021.
Gjatë tre dekadave të fundit, ekonomia botërore u transformua nga zinxhirët e vlerës globale (prodhimi ndërkombëtar, tregu dhe investimet), të cilat u dëshmuan si një gjenerator i rritjes dhe zhvillimit ekonomik. Integrimi i thellë në zinxhirët e vlerës globale ka ndikuar pozitivisht në ekonomitë e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE). Vitet e fundit, ritmi i integrimit në zinxhirët e vlerës globale ka shënuar një rënie të theksuar për shkak të pandemisë COVID – 19. Duke vënë në qendër të vëmendjes rajonin e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE), Konferenca për Integrim Ekonomik Evropian ka synuar të eksplorojë dhe diskutojë pyetjet e mëposhtme:

Në kohë krize, integrimi i thellë në zinxhirët e vlerës globale a përforcon apo zbut luhatjet në aktivitetin ekonomik?
Çfarë duhet të bëjnë politikëbërësit dhe bizneset për të arritur dhe mbështetur një rimëkëmbje dhe për t’i bërë zinxhirët e vlerës globale më elastike?
Çfarë mund të presim nga ndryshimet strukturore, të tilla si transformimi digjital i ekonomive dhe rritja e prodhimit?
Konkluzioni kryesor i kësaj konference është se zinxhirët e vlerës globale (prodhimi ndërkombëtar, tregtia dhe investimi) lehtësojnë tregtimin e produkteve dhe shërbimeve, ndikojnë në përparimin më të lehtë ekonomik të vendeve më pak të zhvilluara dhe iu mundësojnë ekonomive të vendeve të ndryshme rritjen e kapaciteteve prodhuese. Pjesëmarrja e vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore në zinxhirët e vlerës globale, fragmentimi ndërkombëtar i prodhimit, mund të qojë në rritjen e krijimit të vendeve të punës dhe rritjes ekonomike. Për të korrur përfitimet nga pjesëmarrja në zinxhirin e vlerës globale, vendet duhet të vendosin llojin e duhur të politikave të tregtisë dhe investimeve.

Vegëza e konferencës:
https://wiiw.ac.at/conference-on-european-economic-integration-ceei-2021-e-547.html

Përgatitur nga Zyra për kërkime shkencore dhe bashkëpunim ndërkombëtar

Translate »