fbpx
Pjesëmarrja e Prof. Ass. Dr. Fisnik Morina në Kërkimin Shkencor Post-Doktoral në Universitetin e Gracit, Austri

Pjesëmarrja e Prof. Ass. Dr. Fisnik Morina në Kërkimin Shkencor Post-Doktoral në Universitetin e Gracit, Austri

Universiteti Haxhi Zeka në Pejë me kënaqësi njofton komunitetin shkencor dhe publikun se profesori Fisnik Morina gjatë periudhës 01 Korrik – 30 Shtator 2023 është duke realizuar një kërkim shkencor post-doktoral në Universitetin e Gracit në Austri, pranë Institutit të Ekonomiksit. Ky kërkim shkencor post-doktoral është duke u realizuar në fushën e bankave dhe financave me fokus të veçantë në fushën e zhvillimit financiar dhe konsumit të energjisë në vendët e Evropës Juglindore.


Në këtë kërkim shkencor post-doktoral, profesori Fisnik Morina është duke bashkëpunuar me Prof. Dr. Hans Manner, Drejtor i Institutit të Ekonomiksit në Universitetin e Gracit. Ky bashkëpunim shkencor dhe akademik do të sigurojë një perspektivë të gjërë dhe të thellë mbi temën e hulumtimit.


Objektivi kryesor i kërkimit është të shqyrtojë lidhjen midis zhvillimit financiar dhe konsumit të energjisë në vendet e Evropës Juglindore. Përmes analizës së të dhënave dhe metodave të avancuara ekonometrike, profesori Fisnik Morina synon të identifikojë ndikimin e faktorëve financiar në konsumin e energjisë në vendët e Evropës Juglindore. Hulumtimi, i cili zgjat nga data 1 korrik 2023 deri më 30 shtator 2023, mbështetet nga Agjencia Austriake për Arsim dhe Ndërkombëtarizim (OeAD) përmes programit HERAS (Higher Education, Research and Applied Science). Kjo mbështetje financiare e cila është ofruar nga OeAD-ja, ofron mundësi për zhvillimin e hulumtimeve post-doktorale në Austri në fusha të ndryshme shkencore.


Universiteti i Gracit mbështet me kënaqësi hulumtimet e avancuara dhe kontributet shkencore dhe këtë iniciativë të profesorit Fisnik Morina e vlerëson si një kontribut të rëndësishëm në fushën e bankave dhe financave, dhe në zhvillimin e dijes në nivele të larta.

Translate »