fbpx
PËRUROHET AMFITEATRI I, NË FAKULTETIN JURIDIK, NË UHZ

PËRUROHET AMFITEATRI I, NË FAKULTETIN JURIDIK, NË UHZ

Në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, përkatësisht në Fakultetin Juridik, u bë përurimi i Amfiteatrit I. Ky është edhe një sukses i radhës i Universitetit “Haxhi Zeka”, sukses i cili dëshmon se po punohet fort për të përmirësuar kushtet e punës për studentë dhe mësimdhënës.

Në fjalën e tij Rektori, Prof. Dr. Fadil Millaku, falënderoi të gjithë ata që janë angazhuar fuqishëm për të ndërtuar një Amfiteatër të tillë. Ai po ashtu tregoi se projekte të tilla do ketë edhe ne ditët në vazhdim, dhe se universiteti nuk do të ndalet në krijimin e kushteve më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Fjalën e mori edhe dekanja e Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Gjylbehare Murati. Ajo tha se ky amfiteatër nuk do të jetë vetëm i studentëve të Fakultetit Juridik, por do të jetë në shërbim të të gjithë studentëve të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

Të pranishmit potencuan se nevoja për një amfiteatër të tillë në Universitet ka qenë mjaft e madhe, dhe uruan që puna e palodhshme dhe sukseset t’i përcjellin të gjithë ata të cilët janë dhe do jenë pjesë e Universitetit.[Best_Wordpress_Gallery id=”149″ gal_title=”perurohet amfiteatrit”]

Translate »