fbpx
UHZ PËRKRAHET NGA UNIVERSITETI I ZAGREBIT DHE MALTËS

UHZ PËRKRAHET NGA UNIVERSITETI I ZAGREBIT DHE MALTËS

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Asoc. Dr. Ibish Mazreku, sot, me datë 18.01.2019, po qëndron në Zagreb, ku u takua me Prof. Dr. Jurica Pavicic, Dekan i Fakultetit Ekonomik në Zagreb; Prof. Dr. Frank Bezzina, Dekan i Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Maltes; Prof. Dr. Darko Sipuric, Shef i Departamentit të Menaxhmentit të Fakultetit Ekonomik, Zagreb, me ç’rast pritet të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi mes Fakultetit Ekonomik të Zagrebit dhe Fakultetit të Biznesit në Pejë, po ashtu, Fakultetit Ekonomik, drejtimit Menaxhment dhe Kontabilitetit, të Universitetit të Maltës dhe Fakultetit të Biznesit të Pejës.

Në këtë takim u dakorduan që, Fakulteti Ekonomik i Maltës dhe Fakulteti Ekonomik i Zagrebit, t’a përkrahin Fakultetin e Biznesit në infrastrukturë, logjistikë, ekspertiza, konsulencë dhe staf për studimet e Doktoraturës.

Translate »