fbpx
Përurimi i këndit të leximit në UHZ

Përurimi i këndit të leximit në UHZ

Përfaqësuesit e Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA, vizituan sot Universitetin “Haxhi Zeka, të cilët u pritën nga prorektori Prof.dr.Edmond Beqiri, dhe bashkëpunëtorët e tij, si dhe përfaqësues të studentëve nga Parlamenti Studentor.

Qëllimi i vizitës ishte përurimi i këndit të leximit, një projekt ky i financuar nga grantet e ORCA-s, në kuadër të projektit QAINT, i mbështëtur nga Austrian Development Agency (ADA) dhe i implementuar nga studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

Nën moton “Ndaje Dijen”, për pasurimin e “Këndit të leximit”, u bë pranimi i shumë titujve të librave nga fusha të ndryshme studimi të përzgjedhura enkas për UHZ-në nga ana e ORCA-s.

Prorektori Beqiri, përshëndeti të pranishmit në emër të rektorit Prof.dr. Armand Krasniqi dhe menaxhmentit të lartë të UHZ-së, si dhe shprehu falënderim të veçantë për këtë donacion. Profesori theksoi se biblioteka është epiqendra e dijes në universitetet me më renome në mbarë botën, dhe pikërisht kjo është edhe vizioni ynë në kuadër të objektivave strategjike për kampusin universitar.

Translate »