fbpx
Përfaqësues të universitetit Necmettin Erbakan/Turqi vizitojnë universitetin “Haxhi Zeka”

Përfaqësues të universitetit Necmettin Erbakan/Turqi vizitojnë universitetin “Haxhi Zeka”

Përfaqësues të universitetit Necmettin Erbakan vizituan sot universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë. Ata u pritën nga rektori i UHZ-së, prof.dr.Armand Krasniqi, prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, prof.dr.Edmond Beqiri, prorektorja për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, prof.ass.dr.Vjosa Hajdari, Koordinatorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar, prof.ass.dr.Alma Shehu Lokaj dhe Koordinatorja për Kërkime Shkencore, prof.ass.dr. Suada Ajdarpasic. Rektori Krasniqi bëri një prezantim të institucionit dhe vizionin e menaxhmentit për zhvillim të tij dhe domosdoshmërinë e partnerëve ndërkombëtarë në zhvillimin e institucionit. Prorektori Beqiri theksoj se UHZ është duke bërë progres në fushën e ndërkombëtarizimit dhe të shkencës. Nga ana tjetër Prof.Dr. Zekeriya Mızırak nga universiteti Necmettin Erbakan premtoj se do të mbështesë UHZ-në dhe se shumë shpejt grupet punuese të të dy institucioneve do të punojnë në hartimin e marrëveshjes së bashkëpunimit.

Translate »