fbpx
Përfaqësues nga Qendra për Karrierë dhe Alumni e Universitetit “Ukshin Hoti”– Prizren vizituan ZZHK-në në UHZ

Përfaqësues nga Qendra për Karrierë dhe Alumni e Universitetit “Ukshin Hoti”– Prizren vizituan ZZHK-në në UHZ

Përfaqësues nga Qendra për Karrierë dhe Alumni e Universitetit “Ukshin Hoti”– Prizren vizituan ZZHK-në në UHZ. Drejtori i Zyrës për Zhvillim të Karrierës Abedin Selimaj dhe nënkryetarja e Parlamentit Studentor të UHZ-së Albiona Kelmendi, priten në vizitë zyrtare udhëheqësin e Qendrës për Karrierë dhe Alumni të Universitetit “Ukshin Hoti”– Prizren, Nehat Gashi dhe Kryetarin e Parlamentit Studentor Fatlind Tredhaku. Në takim u disktua për shërbimet e karrierës që ofrohen dhe aktivitete të tjera që mund të organizohen në bashkëpunim me parlamentet studentore. Të pranishmit shprehen vullnetin e dyanshëm për thellimin e bashkëpunimit mes të dy zyrave të karrierës dhe parlamenteve studentore. Ky thellim i bashkëpunimit ka për qëllim koordinimin rreth projekteve me organizata ndërkombëtare dhe nxitjen e lëvizshmërisë studentore.

Translate »