fbpx
Njoftim për studentët e Fakultetit Juridik

Njoftohen studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, se me datë 21 janar 2021 (e enjte), duke filluar nga ora 14:00, Instituti për studime të Sundimit të Ligjit dhe të Drejtave të Njeriut, organizon një  seminar i cili do të mbahet nga profesor Kushtrim Istrefi

Seminari: “Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Kohë të Pandemisë Covid-19” Ligjërues:  Dr. Kushtrim Istrefi

Seminari do të shtjellojë kufizimin dhe derogimin e të drejtave të njeriut në kohë të gjendjes së jashtëzakonshme, me fokus të veçantë në kohë të pandemisë Covid-19. 

Dr. Istrefi do të trajtojë çështjet që ndërlidhen me njoftimin dhe arsyet për derogim në gjendje të jashtëzakonshme, derogimet dhe kufizimet e deritanishme në lidhje me Covid-19, dhe çështjet komplekse që ndërlidhen me vaksinimin kundër Covid-19.

Pas kësaj, do të ketë diskutim me pjesëmarrësit.

Seminari do të mbahet ONLINE:

https://meet.google.com/eek-jmws-kdp

Biografia: Kushtrim Istrefi është Ligjërues i të Drejtave të Njeriut dhe të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Utrehtit. Më herët ka ligjëruar në Universitetin e Amsterdamit, Antwerpit, Leidenit, Riga Graduate School of Law, Universitetit të Lirë të Amsterdamit dhe Universitetit të Prishtinës. Ka shkruar dhjetëra publikime që ndërlidhen me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Gjithashtu, Dr. Istrefi shërben si avokat në rastin Mothers of Srebrenica kundër Holandës. Në Kosovë ka këshilluar Gjykatën Kushtetuese në rastin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe Parlamentin e Kosovës për marrëveshjet Kosove-Serbi. Dr. Istrefi është anëtar i bordit të revistës European Convention on Human Rights Law Review dhe ECHR Blog.

Translate »