fbpx
Njoftim për Ligjëratë

Njoftohen studentët se me datë 28 prill 2023, duke filluar nga ora 13:00, në Fakultetin JuridikUniversitetin Haxhi Zeka në Pejë, ish Presidentja znj. Atifete Jahjaga mban ligjëratë të hapur me studentë.

Znj. Jahjaga do të ligjëroi temën me titull:

“Rrugëtimi i ish Presidentes gjatë mandatit të saj si Presidentja e parë grua e Republikës së Kosovës”.

Presidentja Jahjaga ka shënuar një rol të rëndësishëm jo vetëm si lidere e vendit, por edhe si lobiste për të promovuar Kosovën në forumet e rëndësishme ndërkombëtare.

Gjatë presidencës së saj, znj. Jahjaga punoi më përkushtim të madh në promovimin e vlerave demokratike, drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit. Në veçanti, ajo ishte  angazhuar për të promovuar të drejtat e grave dhe fuqizimin e tyre në jetën politike, ekonomike dhe sociale të vendit.

Ish Presidentja Jahjaga vazhdimisht merr pjesë në debate dhe konferenca të ndryshme ndërkombëtare. Të gjitha këto synojnë fuqizimin dhe mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

Në mars të vitit 2018, ish Presidentja Jahjaga themeloi Fondacionin Jahjaga – një iniciativë që fokusohet në fuqizimin e të rinjve dhe grave drejt arritjes së ndryshimeve sociale në Kosovë.

Moderatore e takimit: Prof. Ass. Dr. Gjylbehare Murati

Translate »