fbpx
Mundësi për Pjesëmarrje në Konferencë

Mundësi për Pjesëmarrje në Konferencë

Ekipi i Rrjetit Kosovar për Hulumtim dhe Edukim (KREN) ju fton që të merrni pjesë në Konferencën e Përdoruesve të KREN-it, e cila do të organizohet për herë të parë në Prishtinë. Qëllimi i saj është që t’i shërbejë komunitetit për hulumtim, edukim si dhe përdoruesve të KREN-it, për rrjetëzim, informim dhe zhvillim tutje.

Kjo konferencë do të përmbajë prezantime dhe diskutime paneli mbi temat më aktuale të kohës nga folës prominent. Të gjitha këto do të ndërthurin teknologjinë me edukim, hulumtim dhe tutje me shkathtësimin dhe punësimin e të rinjve.

Konferenca do të mbahet më 16 maj 2023, duke filluar nga ora 09:00, në Administratën Qendrore të Universitetit të Prishtinës. Axhenda e detajuar paraqitet në pjesën e mëposhtme.

Pjesëmarrja duhet të konfirmohet deri më 5 maj 2023.

Translate »