fbpx
23 Prilli – Dita Ndërkombëtare e Librit dhe e të Drejtave të Autorit

23 Prilli – Dita Ndërkombëtare e Librit dhe e të Drejtave të Autorit

23 Prilli është Dita Ndërkombëtare e Librit dhe e të Drejtave të Autorit. Kjo është një datë e rëndësishme për letërsinë botërore. Autorë të shquar, si William Shakespeare, Miguel de Cervantes dhe Inca Garcilaso de la Vega, vdiqën në këtë datë. Si shkak, në vitin 1995, Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, e mbajtur në Paris, e zgjodhi këtë datë si një ditë për t’i bërë një nderim mbarëbotëror librave dhe autorëve, duke përqendruar vëmendjen në nevojën për të siguruar akses në libra për të gjithë.

Kjo ditë shënon një rast të rëndësishëm për të kujtuar rolin e librit në shoqëri. Libri është një burim i jashtëzakonshëm i dijes dhe një mjet i fuqishëm për të ndryshuar mendësinë e njerëzve. Çdo libër i lexuar mund të ndikojë në opinionet tona. Mund të na jep mundësinë për të eksploruar ide dhe kultura të ndryshme. Po ashtu, të rrisë ndërgjegjësimin tonë për botën dhe për njerëzit që jetojnë në të.

Me rastin e kësaj dite, Universiteti Haxhi Zeka në Pejë kërkon nga studentët e vet, dhe jo vetëm, që të ndajnë vlerat e dijes dhe të nxisim leximin e sa më shumë librave.

Nuk thuhet kot që: “Librat duhet të jenë të rëndë, sepse e gjithë bota është brenda tyre” – Cornelia Funke

Translate »