fbpx
Njoftim –  intervistë për punë praktike me pagesë

Njoftohen të gjithë studentët dhe të diplomuarit e Universitetit “Haxhi Zeka” se të premtën me datën 8 prill 2022, duke filluar nga ora 10:30, në Zyrën për Zhvillim të Karrierës që gjendet në katin e parë të objektit E tek Fakulteti i Biznesit dhe Fakulteti i MTHM-së, do të mbahet intervistë për punë praktike me pagesë në ELKOS GROUP.

Orari i punës praktike do të jetë në përshtatje të orarit të ligjëratave, duke ju mundësuar studentëve që të ndjekin ligjëratat dhe të mbajnë punën praktike.

Benefitet e studentëve të ofruara nga Kompania :

  • Studentët do të punësohen me kontratë me ditë të caktuara ,të plota,praktike sipas marëveshjes me ta;
  • Studentëve pagesa  do të iu realizohet në bankë;
  • Studentëve automatikisht do të iu paguhet Trusti Pensional;
  • Studentët do të fillojnë karrierën (stazhin) e punës/praktikës;
  • Studentëve do tu ofrohet shujta ditore në kuadër të shpenzimeve të kompanisë;
  • Studentët do tu mbulohet Sigurimi shëndetësor;
  • Studentët do të trajnohen në pozita përkatëse të shitjes;
  • Studentët do të marrin pjesë në rekreacione dhe projekte motivimi interne të kompanisë /vizita;
  • Studentët do të pajisen me vërtetim pune /referencë stazhi dhe tjetër.

Regjioni për punë : Pejë, Gjakovë, Klinë, Istog, Deçan

Translate »