fbpx
Sesion informues për bursat e programit Fulbright Master

Sesion informues për bursat e programit Fulbright Master

Njoftohen studentët dhe të diplomuarit e Universitetit “Haxhi Zeka” se me datën 19 prill 2022, në orën
11:00 në sallën A5 të Fakultetit të Biznesit mbahet sesion informues për bursat e programit Fulbright
Master.


Fulbright Foreign Student Program (Programi Master) sjell qytetarët e Kosovës në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës për të vazhduar studimet master në universitetetet e SHBA-ve. Ky
program ka sjellur disa nga mendjet më të ndritura të botës nëpër kampuset e SHBA-ve dhe u
ofron pjesmarrësve të programit njohuri mbi shoqërinë dhe vlerat e SHBA-ve. Shumë nga
bursistët e programit Fulbright janë profesionistë në fillet e karierës të cilët kthehen në vendet
e tyre dhe marrin pozita udhëheqëse, shpesh, për të punuar në sektorin publik përfshirë
qeverinë apo universitetet.


Ky është program i përbashkët i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe Qeverisë së Kosovës.
Për më shumë informata mbi programin, ju lutem vizitoni: Fulbright Foreign Student Program
(Master’s Degree) – U.S. Embassy in Kosovo (usembassy.gov) Aplikacionet duhet të dorëzohen
online deri më 31 maj 2022 në: https://apply.iie.org/apply/

Translate »