fbpx

Njoftohen studentët e vitit të IV të Fakultetit Juridik të UHZ-së – Pejë, moduli juridiko – penal se me dt. 6 Maj 2015 është organizuar një ligjëratë e përbashkët në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës. Kjo ligjëratë do te mbahet nga profesoresha Elvisa Kambellari. Në fund është paraparë edhe një takim me Dekanin e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tiranës Prof.Dr. Altin Shegani.

Për informata tjera rreth organizimit teknik të udhëtimit mund të kontaktoni me Fahri Fejzen, i cili e ka hartuar edhe listen e studentëve që do të marrin pjesë në ketë projekt studimor.

Translate »