fbpx
Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës zonja Duda Balje vizitoi UHZ-në

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës zonja Duda Balje vizitoi UHZ-në

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës zonja Duda Balje vizitoi UHZ-në

Ajo takoi menaxhmentin, stafi akademik dhe studentet e komunitetit boshnjak.

Gjate vizitës Balje  pati edhe një bashkëbisedim me stafin akademik dhe studentet, me ç` rast u diskutuan shume çështje që kanë të bëjnë kryesisht me drejtimet në gjuhën boshnjake, ku në veçanti ajo foli lidhur me nevojën e arsimimit të këtij komuniteti, punësimin e tyre si dhe përgatitjen e kuadrove akademike për të ardhmen. Gjithashtu znj. Balje pasi pranoi shumë pyetje nga të pranishmit, ajo bëri edhe sqarime lidhur nostrifikimin e diplomave  të fituar në vende të ndryshme dhe kërkoi që të respektohet ligji i arsimit të lartë dhe udhëzimet administrative që ka nxjerrë MASHT-i. Deputetja Balje falënderoi menaxhmentin e UHZ-së,  për kushtet e krijuara në këtë Universitet dhe shprehi gatishmëri që edhe në të ardhme ta mbështes zhvillimin e këtij institucioni, që është unik në vend dhe regjion. Ajo u shpreh e lumtur që në këtë institucion aktualisht studiojnë të gjitha komunitet që jetojnë në Kosovë.

Translate »