fbpx
Mbledhja e 27 e Këshillit Drejtues

Mbledhja e 27 e Këshillit Drejtues

Mbledhja e 27 e Këshillit Drejtues

29.01.2015

Këshilli Drejtues në mbledhjen e rradhës diskutoj për disa pika të rendit të ditës.

Këshilli Drejtues u informua nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Naser Mrasori për zhvillimet në Universitet, për investimet dhe përmirësimet që janë bërë në infrastrukurë, si dhe gjendjen shumë stabile buxhetore që ka Universiteti ”Haxhi Zeka”. Po ashtu Rektori dhe Kryetari i Këshillit Drejtues Prof.Ass.Dr.Haxhi Gashi informuan Këshillin, për bashkëpunimin ndërinstiucionale dhe për rrejdhen e marrëveshjeve ndërkombëtare lidhur me bashkëpunimin ndëruniversitar në mes të Universitetit ”Haxhi Zeka” dhe universiteteve tjera përendimore të cilat po ofrojnë shumë mundësi të bashkëpunimi në të gjitha fushat, përfshirë shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve.

Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues mori Vendim për shpalljen e konkursit për lirim nga pagesa e semestrit per kategorit e caktuara të studentëve siç parashihet me rregullore dhe sipozitat tjera ligjore.

Para anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe e gjithë menaxhmentit të UHZ-së u bë prezantimi i planit fillestar për Kampusi e Ri të Universitetit. Ky Plan është në fazen e parë dhe do të dizajnohet në përputhje me kërkesat dhe nevojat që ka Universitetit, respektivisht njesit akademike dhe kushtet tjera ligjore që përcaktohen me planin Rregullativ të qytetit dhe kërkesat teknike të ndërtimit.

Në mbledhje u diskutuan edhe tema të tjera me rëndësi për Universitetin.

Translate »