fbpx
MENAXHMENTI I UNIVERSITETIT HAXHI ZEKA VIZITOI KOMPANINË COMODITA HOME

MENAXHMENTI I UNIVERSITETIT HAXHI ZEKA VIZITOI KOMPANINË COMODITA HOME

Menaxhmenti i Universitetit Haxhi Zeka në Pejë (UHZ) i kryesuar nga rektori prof.dr. Armand Krasniqi vizituan kompaninë e mirënjohur botërore Comodita Home

Ata u pritën nga z. Driton Idrizi, perfaqësues i kësaj kompanie. Menaxhmenti vizitoi ambientet e kompanisë dhe u diskutua mbi mundësitë e implementimit të marrëveshjes së bashkëpunimit.

Praktika e studentëve me pagesë dhe programet profesionale për nevoja të kompanisë ishin pikat e diskutimit në këtë takim. Z. Idrizi, në emër të kompanisë shprehu gadishmirinë për të mbështetur UHZ-në në përmbushjen e vizionit dhe objektivave të vendosura. Kjo me qëllim që UHZ të jetë një institucion i dallueshëm dhe i veçantë, i cili krijon mundësitë më të mira për të rinjtë e rajonit dhe më gjerë.

Translate »