fbpx
MEMORANDUM I MIRËKUPTIMIT

Dje, me datë 05.02.2024, në Fakultetin Juridik të UHZ-së Pejë, u nënshkrua Memorandum i mirëkuptimit në mes tè të OJQ -së Organizata për Zhvillim të Komunitetit “HUMAN” dhe Fakulteti Juridik, përfaqësuar nga Prof. Asoc. Dr. Avdullah Robaj, Dekani i Fakultetit Juridik dhe Z. Samir Zajmi përfaqësuesi i OJQ “HUMAN”.
Memorandumi i mirëkuptimit përfshin mbështetjen financiare për studentët e diplomuar të Fakultetit Juridik, gjatë praktikes profesionale në kohëzgjatje prej 3 muajve. Pra, studentëve të diplomuar do t`ju mundësohet mbështetja financiare gjatë kryerjes praktike profesionale, e cila do të jetë një mbështetje e madhe për studentët e diplomuar.


Ky memorandum i mirëkuptimit ka për qëllim për një bashkëpunim të ndersjellë, në kuadër të projektit “Fuqizimi i lidhjeve ndërmjet OShC-ve dhe Institucioneve publike në promovimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë” financuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA / Ambasada Amerikane në Prishtinë, duke synuar fuqizimin e shoqërise Civile për të bashkëvepruar dhe kerkuar Ilogaridhënie nga institucionet publike për përmirësimin e funksionalitetit dhe efikasitetit të tyre.

Translate »