fbpx
Mbledhja e 30-të e Këshillit Drejtues

Mbledhja e 30-të e Këshillit Drejtues

22.04.2015
Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues pranoi informata të rregullta nga Rektori lidhur me zhvillimet në Universitet, për investimet kapitale, për çështjet buxhetore, për procesin mësimor. Gjithashtu Rektori informoi KD-në, që Konkursi për Sekretar të Përgjithshëm të Universitetit do të rishpallët së shpejti pasi që në këtë vit ka mjete buxhetore për pozita të reja të lejuara nga MF dhe MAP.
Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues e miratoi Rregulloren për zgjedhjet e studentëve në Universitetin “ Haxhi Zeka” në Pejë. Poashtu KD mori Vendim që zgjedhjet e studentëve të shpallen me datën 28.04.2015.
Këshilli Drejtues duke u mbështetur në marrëveshjen e bashkëpunimit që është arritur në mes të UHZ-së dhe Postës së Kosovës, diskutoj edhe për mundësinë e krijimit të pikave të PTK-së brenda hapësirave në UHZ për të ofruar shërbime postare më të lira dhe të shpejta për studentë dhe stafin e UHZ-së.
Në këtë mbledhje KD diskutoj edhe për çështje tjera me rëndësi për funksionimin e aktiviteteve në Universitet.

Translate »