fbpx
Ambasadori kroat vizitoi Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

Ambasadori kroat vizitoi Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

Ambasadori kroat vizitoi Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

Menaxhmenti i UHZ-së priti sot ambasadorin kroat Zoran Vodopija, me ç` rast biseduan për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe edukimit  mes dy vendeve. Menaxhmenti e njoftoi për programet që ofron Universiteti “Haxhi Zeka” dhe studimi në dy gjuhët zyrtare, gjë e cila e veçon UHZ-në edhe me përfshirjen e të gjitha komuniteteve tjera. Ambasadori Vodopija theksoi se në Kosovë po ashtu jetojnë edhe kroat, të cilët sipas tij, shumë shpejtë do të jenë studentë në UHZ, dhe kështu ky universitet do të jetë gjithëpërfshirës.

Menaxhmenti diskutoj edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar që ka me universitet evropiane. Ambasadori potencoi rëndësinë e ngritjes së cilësisë së arsimimit, shkëmbimit të stafit dhe studentëve mes dy vendeve, gjë e cila edhe u mirëprit nga menaxhmenti. Z. Vodopija, ritheksoi se shteti i tij është i interesuar që të kontribuojë më shumë në fushën e arsimit, duke krijuar njohuri për demokracinë, diplomacinë dhe të bërit  biznes, në mënyrë që të rinjtë kosovarë të fokusohen në të ardhmen drejt zhvillimit arsimor dhe ekonomik.

Kjo ishte vizita e parë e ambasadorit kroat në UHZ dhe pritet që shumë shpejt të kemi edhe bashkëpunime të reja me shtetin kroat në veçanti me universitetet e Kroacisë.

 

Translate »