fbpx
Mbledhja e 21-të, e Këshillit Drejtues

Mbledhja e 21-të, e Këshillit Drejtues

18.10.2014
Në këtë mbledhje, Këshilli drejtues diskutoj për Raportin e punës së Prorektores për çështje mësimore dhe Prorektorit për Buxhet dhe Financa.

Gjatë këtij raportimi nga Prorektorja për çështje mësimore u diskutuan çështje me rëndësi për mbarëvajtjen e procesit mësimorë, angazhimin e stafit akademik, mbajtjen e orëve. Me këtë rast u shtrua nevoja e hapjes së konkurseve të reja për staf të ri akademik me qëllim të plotësimit me kuadro të rregullt konform kushteve të parapara me statut. Po ashtu u theksua se gjatë këtij viti akademik nuk ka në proces mësimor asnjë mësimdhënës me diploma të pa nostrifikuara.

Në raportimin nga Prorektori për Buxhet dhe Financa u diskutuan: gjendja buxhetore, të hyrat buxhetore, investimet kapitale dhe shpenzimet e buxhetit etj. Gjatë këtij diskutimi u vlerësua se shpenzimi i buxhetit është konform alokimeve buxhetore vjetore dhe në përputhje me Ligjin për menaxhimin e financave publike, Ligjin e buxhetit vjetorë, Ligjin e prokurorimit publik.
Gjatë këtij takim u vazhduan diskutime për mënyrën e përzgjedhjes së Logos së Universitetit dhe çështje tjera më rëndësi për mbarëvajtjen e funksioneve në universitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »