Mbahet webinari mbi rëndësinë e sigurimeve
Shoqata e Sigurimeve në bashkëpunim me Zyrën për Zhvillim të Karrierës, përmes platëformave online ka mbajtur Webinarin lidhur mbi Sigurimet me temën “Sigurimet dhe rëndësia e tyre në ekonominë e një shteti dhe ekonomitë familjare, me theks të veqantë në Kosovë” ligjeruar nga Adem Selmani, shef në Qendrën e Trajnimeve të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës.
Ky webinar ngjalli interesim të madh të studentëve të cilët parashtruan pyetje të shumta dhe u ndanë të kënaqur me ligjërim.