fbpx
MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NË MES UHZ DHE UBT

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NË MES UHZ DHE UBT

Me datë 27.10.2020 u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi në mes Universitetit Haxhi Zeka në Pejë dhe UBT-së.
Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UHZ-së Prof. Dr. Fadil Millaku dhe Rektori i UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është nxitja e shkëmbimit të shumanshëm në funksion të zhvillimit institucional.


Në kuadër të kësaj marrëveshje, palët u pajtuan që të ketë shkëmbim të personelit akademik, të hulumtuesve dhe studentëve sa i përket veprimtarisë kërkimore shkencore, po ashtu ofrimi i studimeve dhe projekteve të përbashkëta, nxitja dhe mbështetja e projekteve
dhe veprimtarive shkencore, shkëmbimi i literaturës, etj.

[Best_Wordpress_Gallery id=”240″ gal_title=”MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NË MES UHZ DHE UBT”]
Translate »