fbpx
Rezultatet e provimit pranues baçelor për vitin akademik 2020/2021

Rezultatet e provimit pranues baçelor për vitin akademik 2020/2021

Të drejtë radhitje përkatësish pranimi, sipas pikës II të konkursit kanë vetëm kandidatët që
arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues.
I. Fakulteti i Biznesit
Departamenti Menaxhim Biznesi
Departamenti Menaxhim Biznesi – Gjuhë boshnjake
II. Fakulteti Juridik
Departamenti Juridik i përgjithshëm
III. Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis
Departamenti Menaxhment në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis
Departamenti Menaxhment në Turizëm në gjuhën boshnjake
IV. Fakulteti i Agrobiznesit
Departamenti Teknologji e Prodhimit Bimor
Departamenti Agromjedis dhe Agroekologji

V. Fakulteti i Arteve
Departamenti Edukim Artistik në Interpretim
Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu
48 orë (ditë pune) pas publikimit të rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.


Linku për parashtrimi ankesave


Ankesa duhet të printohet dhe të protokolohet në Fakultet me dt. 05 dhe 06.10.2020
Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatës.
Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet sipas fakulteteve sipas këtij orari:

  1. Fakulteti i Biznesit nga 03.11.2020 deri 04.11.2020, prej orës 09:00 – 15:00 (në Fakultetin
    Juridik)
  2. Fakulteti i Juridik nga 05.11.2020 deri 06.11.2020, prej orës 09:00 – 15:00 (në Fakultetin
    Juridik)
  3. Fakulteti i MTHM-së nga 03.11.2020 deri 04.11.2020, prej orës 09:00 – 15:00 (në
    Fakultetin Juridik)
  4. Fakulteti i Agrobiznesit nga 05.11.2020 deri 06.11.2020, prej orës 09:00 – 15:00 (në
    Fakultetin Juridik)
  5. Fakulteti i Arteve nga 05.11.2020 deri 06.11.2020, prej orës 09:00 – 15:00 (në Fakultetin
    Juridik)

Kandidatët të cilët nuk kanë arritur që të regjistrohen brenda afateve të përcaktuara si
më sipër, mund të regjistrohen deri më 12.11.2020. Jashtë këtij afati kandidatët e
pranuar nuk do të mund të regjistrohen, prandaj luteni që t’i përmbaheni afatit të
lartshënuar
Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
a)  Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
b)  Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për
dokumente personale.
c)  Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin “Haxhi
Zeka” në Pejë, vitin e parë të studimeve e kanë falas.
d)  Pagesa për një semestër për studentë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të
jetë në lartësi prej 25 € për studime të rregullta, respektivisht 125 € për studime me
korrespondencë.
Linku për shkarkimin e fletëpagesës
Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet
dhe shtypet nga Ueb faqja Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

Translate »