fbpx
Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Universitetit Haxhi Zeka në Pejë dhe Learnio

Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Universitetit Haxhi Zeka në Pejë dhe Learnio

Universiteti Haxhi Zeka në Pejë, i përfaqësuar nga rektori prof.dr Armand Krasniqi dhe Learnio, me seli në Kopenhagen – Danimarkë, e përfaqësuar nga COO Taulant Ukmata, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për arsye të edukimit të të rinjëve në fushën e aftësive digjitale.

Learnio, nëpërmjet degës së saj në Shqipëri – LEARNIO ALBANIA, ofron trajnime online për rritjen e aftësive digjitale dhe mundësive të punësimin “Freelance”. Kjo marrëveshje u lidh me qëllim të bashkëpunimit të dy institucioneve në mënyrë që të ofrohen trajnime të kësaj fushe për studentët e UHZ-së duke pasur parasysh se bota sot po shkon çdoherë e më shumë drejt digjitalizimit.

Gjatë takimit u diskutua rreth aspektit të rëndësisë së përgatitjes së të rinjëve në përdorimin e platformave digjitale që ata të aftësohen në fushat si: Web Development, Digital Marketing dhe Graphic Design, si dhe rreth situatës së nivelit të njohurive të të rinjëve në Kosovë dhe Shqipëri rreth fushave të lartpërmendura.

Të dyja palët besojnë se ky bashkëpunim është mjaft i rëndësishëm dhe do të shërbej në të mirë të studentëve.

https://albania.learnio.eu/

https://instagram.com/learnioalbania?igshid=YmMyMTA2M2Y=

https://www.facebook.com/learnioalbania?mibextid=ZbWKwL

Translate »