fbpx
Kryetari i Komunës së Gjilanit viziton zyrtarisht Universitetin “Haxhi Zeka”

Kryetari i Komunës së Gjilanit viziton zyrtarisht Universitetin “Haxhi Zeka”

Kryetari i Komunës së Gjilanit viziton zyrtarisht Universitetin “Haxhi Zeka”

Rektori i UHZ-së prof.dr. Armand Krasniqi dhe prorektori prof.dr.Edmond Beqiri priti në vizitë zyrtare Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Z. Alban Hysenin me bashkëpunetorë.

Per Z. Hysenin kjo ishte vizita e parë në UHZ, me c’rast ai përuroj rektorin e përzgjedhur dhe i uroj shumë suksese në mandatin e ri. Kryetari kerkoj nga UHZ mbështetje konkrete dhe përkrahje institucionale për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta të cilat shkojnë në favor të përgatitjes profesionale të studentëve dhe të mirës publike në përgjithësi.

Rektori Krasniqi, e informoj kryetarin sipërfaqësisht mbi rrjedhat e universitetit, mbi vizionin e tij, si dhe mbi objektivat strategjike të universitetit. Përfaqësuesit e menaxhmentit të lartë të UHZ-së mirëpritën iniciativën konkrete për përkrahje reciproke institucionale. Me këtë rast palët formalizuan një marrëveshje bashkëpunimi, që në fokus ka kryesisht përgatitjen profesionale të gjeneratave të ardhshme të studentëve dhe kompetencën e tyre për tregun e punës.

Translate »