fbpx
Fillon punëtoria për rishikimin e aktiviteteve të planit strategjik 2022

Fillon punëtoria për rishikimin e aktiviteteve të planit strategjik 2022

Fillon punëtoria për rishikimin e aktiviteteve të planit strategjik 2022

Në nivel universiteti, sot ka filluar puna për të rishikuar të gjitha aktivitetet në kuadër të realizimit të planit strategjik për vitin vijues 2022. Sipas planifikimit strategjik, ekzistojnë gjithsej 139 aktivitete të shpërndara në shtatë fusha si objektiva strategjike, që janë:

  1. Menaxhimi dhe administrata;
  2. Mësimdhënia dhe të mësuarit;
  3. Sigurimi i cilësisë;
  4. Kërkimi shkencor;
  5. Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ndër-institucional;
  6. Shërbime dhe aktivitete cilësore për studentët;
  7. Infrastruktura.

Në këtë punëtori marrin pjesë të gjitha strukturat udhëheqëse dhe personat përgjegjës të njësive akademike, të zyrave administrative të universitetit, strukturat studentore, nën udhëheqjen e menaxhmentin të lartë të UHZ-së. Aktivitetet e përcaktuara do të harmonizohen me rregulloret përkatëse të cilat do të rishikohen, si dhe do të jenë në funksion të akreditimin institucional për vitin 2023.

Translate »