fbpx
Kori i Fakultetit të Arteve vlerësohet me vendin e dytë në Festivalin e XI Ndërkombëtar të Korit “Music & Sea” në Greqi

Kori i Fakultetit të Arteve vlerësohet me vendin e dytë në Festivalin e XI Ndërkombëtar të Korit “Music & Sea” në Greqi

Kori i Fakultetit të ArteveUniversitetit “Haxhi Zeka” në Pejë (UHZ) ka arritur një sukses tjetër të jashtëzakonshëm. Kësaj radhe në Festivalin e XI Ndërkombëtar të Korit “Music & Sea” në Greqi. Në një garë me konkurrencë të fortë ndërkombëtare, në performancën e parë Kori i Fakultetit të Arteve nën drejtimin e Prof.asoc. Hysen Nimani është vlerësuar me vendin e dytë, duke treguar talentin dhe pasionin e tyre të jashtëzakonshëm në muzikë.

Ky është një moment i madh për Fakultetin e Arteve dhe një dëshmi e punës së palodhur të këtyre artistëve të mrekullueshëm. Kudo që shkojnë, personeli dhe studentët ndihenn krenarë të përfaqësojmë Fakultetin e Arteve dhe talentin e tyre muzikor. Puna e zellshme e personelit dhe studentëve të Fakultetit të Arteve po dëshmohet çdoherë përmes çmimeve të njëpasnjëshme me të cilat po triumfon ky fakultet.

Translate »